Kuvendi dënon përdhosjen e flamurit kroat nga krimineli Sheshel

Aktuale

Kuvendi dënon përdhosjen e flamurit kroat nga krimineli Sheshel

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:15
Ilustrim

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e ka dënuar aktin që gjatë vizitës së kryetarit të Kuvendit të Kroacisë Gordan Jandrokoviq në Serbi, Voislav Sheshel ka përdhosur flamurin, që më pastaj delegacioni i Kroacisë edhe e ka ndërpre vizitën.

Haliti tha se i takon si Parlament i Kosovës që të dënojnë si akt të gjithë së bashku.

Haliti: Na takon edhe neve që ta dënojmë si akt të gjithë së bashku

“Sot kryetari i parlamentit të Kroacisë ka qenë në vizitë në Serbi dhe përderisa ka qenë brenda në parlament Voislav Sheshel, po e quajmë si të doni kriminel lufte i dënuar me 10 vjet burg, ka thyer shtizën e flamurit kroat dhe ka përdhosur flamurin, ka shkelur me grupin e vet parlamentar dhe delegacioni i Kroacisë e ka ndërprerë vizitën në Beograd dhe është kthyer në Kroaci. Kryetari i Parlamentit të Kroacisë ka gëzuar mbështetjen e shtetit të vet dhe të deputetëve të parlamentit të Kroacisë dhe po e them këtë për faktin se shumë herë po ballafaqohemi edhe ne me probleme të cilat i takojnë më shumë ose janë vepra të nacionalizimit të tipit Millosheviq e Sheshel. Po besoj që na takon edhe neve që ta dënojmë si akt të gjithë së bashku, mendoj që mjafton që Parlamenti i Kosovës është dakord ose e dënon aktin si të tillë duke ndërprerë vizitën e një kryetari të një parlamenti të një shteti fqinjë, të një shteti që e ka njohur njëri-tjetrin”, tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat