Adem Mikullovci: S’ka mbetë tjetër veç të ha bukë thatë

Aktuale

Adem Mikullovci: S’ka mbetë tjetër veç të ha bukë thatë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:15
Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, tha se po tmerrohet me diskutimet rreth cilësisë së ushqimit në Kosovë.

‘Në nji moment menova s’ka met tjetër vec t’ha bukë thatë, por doli doktori që tha se edhe drithi është i blemë nga Serbia, i skadum, ushqim për shtazë dhe atë bukë po e hamë na’, tha deputeti.

Ai tha se duhet urgjent t’i drejtohen qeverisë me kërkesë për shtimin e inspektorëve dhe marrjen e masave të menjëhershme ngase, sipas tij, kjo temë është më e rëndësishmja.

‘Kjo është më e rëndësishme e urgjente se sa demarkacioni, asociacioni e formimi i ushtrisë”, tha Mikullovci.

Deputetët po diskutojnë në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika, si dhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat