Mimoza Kusari për qeverinë Haradinaj: Qeveri koti

Aktuale

Mimoza Kusari për qeverinë Haradinaj: Qeveri koti

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:55
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka komentuar seancën e sotme, e cila për teme ka pasur skandalin e mishit të prishur.

Kusari ka komentuar edhe raportin e progresit të cilin e ka quajtur dështim, ngase në raport po ceket edhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies nga ministrat e qeverisë Haradinaj.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Çka me shtu për raportin e Progresit, pasqyrën e Kosovës. 
Dikujt nuk po i pëlqen, të njejtëve nuk po ju pëlqen vetja, raporti po e thekson të vërteten. Në Kuvend po diskutojmë për mishin e prishur, ndërsa 0 është numri i ministrave prezent. 
Në raport ceket: “dështimi i ministrave të marrin pjesë në seanca plenare dhe dështimi t’i adresojnë pyetjet parlametare vazhdon të nënçmojë transparencën, llogaridhënien dhe komunikimin me Kuvendin”.

Për këtë Qeveri mishi i prishur nuk është problem, se është lloj i outputit që nxjerr kjo Qeveri. 
#GIGOQeveri (GIGO - shprehje në IT = Garbage In - Garbage Out apo Mbeturina fut në sistem - Mbeturina nxjerr nga sistemi). 
#QeveriKoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat