Edhe Oda Ekonomike e Serbisë bën hapjen e panairit “Prishtina 2018”

Aktuale

Edhe Oda Ekonomike e Serbisë bën hapjen e panairit “Prishtina 2018”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:58
Ilustrim

Biznese serbe, të cilat tanimë janë shumicë në Panairin “Prishtina 2018”, kanë ndryshuar edhe agjenden e hapjes të këtij panairi.

Derisa në vitet e më hershme hapjen e panairit, ndër mysafirët e ftuar ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë apo kryetari i dhomës tregtare të Shqipërisë, kësaj radhe u ftua kryetari i Odës së Serbisë, Marko Cadez, i cili bashkë më të tjerët bëri hapjen e panairit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, madje as që u pa në këtë ngjarje. Ai dje në një intervistë për KosovaPress, ka fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës, se nuk ka bërë një organizim të duhur dhe nuk i ka njoftuar bizneset shqiptare për të marrë pjesë në panairin “Prishtina 2018”, pasi bizneset e Shqipërisë kanë interes për të marrë pjesë në panairet e Kosovës.

Minxhozi për KosovaPress ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, se ka humbur besimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për të bërë biznes.

Përndryshe, 174 kompani po marrin pjesë në panairin “Prishtina 2018”, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia, ndërsa vetëm një nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat