Ambasadori Minxhozi nuk shkon në panairin “Prishtina 2018”

Aktuale

Ambasadori Minxhozi nuk shkon në panairin “Prishtina 2018”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:25
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi nuk ka marrë pjesë në hapjen e panairit “Prishtina 2018”.

Minxhozi dje në një intervistë p ka fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës, se nuk ka bërë një organizim të duhur dhe nuk i ka njoftuar bizneset shqiptare për të marrë pjesë në panairin “Prishtina 2018”, pasi bizneset e Shqipërisë kanë interes për të marrë pjesë në panairet e Kosovës.

Minxhozi për KosovaPress ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, se ka humbur besimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për të bërë biznes.

174 kompani do të marrin pjesë nesër në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2018”, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia, ndërsa vetëm një nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat