Ministri Beqaj në Samitin Digjital që mbahet në Shkup

Aktuale

Ministri Beqaj në Samitin Digjital që mbahet në Shkup

Më: 18 prill 2018 Në ora: 09:19
Besim Beqaj

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë në Samitin Digjital në Maqedonisë që mbahet sot dhe nesër.

Në Samitin e parë digjital për Ballkanin Perëndimor marrin pjesë shefat e Qeverive të Ballkanit perëndimor, ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat marrin pjesë në Procesin e Berlinit, Komisioni Evropian dhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Ministri Beqaj gjatë qëndrimit në Shkup dhe pjesëmarrjes në Samiti, do të realizojë takim bilateral me ministrin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Sipas një njoftimi të ministrisë, në takim ministri Beqaj dhe ministri Mançevski do të bashkëbisedojnë  për mundësitë e bashkëpunimit ndër shtetëror, si dhe për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella më qëllim të avancimit të fushës së inovacionit dhe ndërmarrësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat