"A nuk është turp për ne, si shoqeri, t'i akuzojmë europianët, të ciët bëjnë thirrje të vazhdueshme, mos vidhni vendin tuaj"

Aktuale

"A nuk është turp për ne, si shoqeri, t'i akuzojmë europianët, të ciët bëjnë thirrje të vazhdueshme, mos vidhni vendin tuaj"

Nga: H.Orana Më: 17 prill 2018 Në ora: 21:59
Ilustrim

Sot në raportin e progresit për Kosovën u kritikua qeverisja aktuale në Kosovë. Derisa u tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë shënuar progres, Kosova duhet ende të pres.

Nga zyrtarët politikë në vend u tha se I gjithë ky rezultat nga Bashkimi Evropian ka ardhur falë qeverisjes së dobët aktuale, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se kur flasim për integrimet europiane, ndoshta mund të konstatojmë që  është terminologjia me e përdorur në vënd. Nga të gjitha anët, të gjitha subjektet, qoftë ato politike apo shpesh dhe të shoqëria civile integrimet europiane janë prezente në  fjalorin politik. Por, nëse analizohen aktivitetet, të bëmat rreth kësaj teme, atëherë, nuk mund të mburremi, as si politikë, as si shoqëri civile, por as si shoqëri në përgjithësi.

Image
Leon Duhanaj

“Po, ishte demarkacioni me Malin e Zi, kusht për liberalizimin e vizave, që për mendimin tim, ka qenë me karakter me shumë gjeopolitik se sa kriter që i takon këtij sektori. Por, kriteri tjetër është drejtësia, sundimi i rëndit dhe ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. A nuk është e turpshme për ne, si shoqëri. Në kohën kur kemi rrahagjokse se kush ka çliruar me shumë, kemi dy dekada që në emër të këtij çlirimi po gllabërohet pasuria e këtij vendi. A nuk është turp për ne, si shoqeri, t'i akuzojmë europianët, të ciët bëjnë thirrje të vazhdueshme. Mos vidhni vëndin tuaj! A nuk është turp për ne, që për më shumë se një dekadë, të vetmen temë kemi liberalizimin e vizave.  Temë për të cilën duke premtuar rrëjshëm, janë fituat disa pale zgjedhje dhe prap nuk kemi lëvizur përpara”, thekson ai.

Sipas Duhanajt, këtë shoqëri, duke filluar nja institucioni me i lartë, e gjerë tek qytetari me i thjeshtë, nuk ka vend për mburrje për cfarëdoqoftë. Jemi të prirur të punojmë  kundër interesave të përbashkëta e në interes të klaneve dhe personave.

“Pastaj të gjejmë si alibi akuzat ndaj të tjerëve. Kosova, nuk do të lëviz, nga vendi, pa filkuar të zbatohet drejtësia, aty ku ka nevojë me së shumti në kokë pa ndodhur kjo, integrimi mund të ndodhë si pasojë e domosdoshmërisë, por, assesi e meritokracisë”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat