Raporti i progresit kritikon presidentin Thaçi për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Aktuale

Raporti i progresit kritikon presidentin Thaçi për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Më: 17 prill 2018 Në ora: 20:25
Hashim Thaçi dhe Aleksander Lumezi

Në faqen 16 të raportit të progresit është kritikuar në mënyrë eksplicite presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Aty thuhet që processi rekrutues dhe përzgjedhës për gjyqtarë e prokurorë janë organizuar nga Këshillat Gjyqësorë dhe Prokurorialë respektivisht dhe janë formalisht të bazuar në meritat e kandidatëve.

Por, në raport më tej thuhet që rekrutimi ka ngritur dyshime rreth korrektësisë së procesit, duke qenë se ishin tjetërsuar rregullat në mes të procesit përzgjedhës.

Pasi kishte hasur në kritika, procesi ishte anuluar dhe ishte përsëritur. Edhe procesi i fundit për përzgjedhjen e presidentëve për Gjykatën Supreme dhe atë të Apelit ka ngritur shqetësime në këtë drejtim – thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat