12 vjeçarja humbi në Mitrovicë, Policia e gjeti në një qytet krejt tjetër

Aktuale

12 vjeçarja humbi në Mitrovicë, Policia e gjeti në një qytet krejt tjetër

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:38
Ilustrim

Vajza 12 vjeçare e cila është raportuar se është zhdukur dje në Mitrovicë, është gjetur sot në qytetin e Fushë Kosovës njofton Policia e Kosovës.

Prindi i saj kishte deklaruar dje se ajo ka dalur nga shtëpia në ora 7:00 të mëngjesit për të shkuar në shkollë, ndërkohë ai kishte kuptuar se ajo nuk ndodhej në shkollë.

Policia e Kosovës menjëherë pas raportimit të zhdukjes së kësaj vajzës kishte nisur shpallur kërkim në nivel vendi dhe ku është gjetur më pastaj në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë Rasti është duke u trajtuar sipas procedurave, në bashkëpunim me mbrojtësin e viktimave dhe zyrtarë të Qendrës për Shërbime Sociale.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme një prind nga Prishtina ka raportuar se djali i tij është zhdukur, ai por sa ka dalur nga shtëpia nuk është rikthyer më, policia ka njoftuar se po heton rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat