Busek: Ballkani Perëndimor sa më shpejt të pranohet në BE

Aktuale

Busek: Ballkani Perëndimor sa më shpejt të pranohet në BE

Më: 17 prill 2018 Në ora: 14:22
Ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek

Ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek mendon se BE ka nevojë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në bllok.

Busek theksoi se anëtarësimi në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë.

Kjo deklaratë e politikanit austriak erdhi në ditë kur Komisioni Evropian spublikon Raportin e Progresit për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrim në Bashkimin Evropian.

I njohur si Raporti i Progresit, ai pritet të përmbajë shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shënuar Kosova gjatë periudhës një vjeçare, sipas monitorimit që i bën Komisioni Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat