Krasniqi: Kuvendi nuk është arenë për qërim hesapesh personale

Aktuale

Krasniqi: Kuvendi nuk është arenë për qërim hesapesh personale

Nga: G.B Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:17
Kuvendi i Kosovës

Albert Krasniqi nga KDI ka reaguar pas përplasjes në mes të Xhavit Halitit dhe Anton Çunit sot në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kuvendi nuk është arën për qërim hesapesh personale e as vazhdim i debateve televizive dhe se është e mjerueshme kjo që po iu servohet qytetarëve, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për çërim të hesapeve personale, as vazhdim të debateve nga studiot televizive.

Të mjerueshme këto spektaklet që çdo ditë po iu servohen qytetarëve. Mandej presim që këtu të diskutohen problemet tona e të gjinden zgjidhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat