Thaçi bisedë telefonike me kancelaren e Gjermanisë

Aktuale

Thaçi bisedë telefonike me kancelaren e Gjermanisë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:12
Thaçi - Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Sipas një komunikate lëshuar nga zyra e presidentit temë kryesore e bisedës ndërmjet presidentit Thaçi dhe kancelares Merkel ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Gjithnjë sipas komunikatës nga zyra e presidentit  kancelarja Merkel e ka përgëzuar presidentin Thaçi për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues, që është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat