Kurti: Nuk ec Republika kur ngec arsimimi

Aktuale

Kurti: Nuk ec Republika kur ngec arsimimi

Nga: A.S Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:09
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se Kosova nuk mund të ec përpara, kur arsimimi shënon ngecje.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se nga shpenzimet publike për hulumtime dhe inovacione janë ndarë vetëm 0.05% të shumë së buxhetit.

Ky është komenti i tij i plotë:

Janë bërë një vit e gjysmë prej Raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën. Sot publikohet Raporti vjetor i radhës. Kurse, sot një muaj mbahet Samiti i BE-së për Ballkanin perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Nga Raportet e Progresit mësojmë të kaluarën e afërt që s’e ndryshojmë dot por edhe atë çka na pret nëse nuk ndryshojmë (në) të ardhmen. Kështu, rezultatet e dobëta të testit PISA i kishte paralajmëruar Raporti i Progresit 2016. Në faqen 41 të tij thuhej: "75% e shpenzimeve të përgjithshme në arsim janë bërë për rrogat dhe rritja e shpenzimeve në arsim është përdorur pothuajse tërësisht për rritjen e pagave në vend të përmirësimit të cilësisë të arsimit (vetëm 0.2% e shpenzimeve në arsim është ndarë për trajnimin e mësuesve). Shpenzimet publike për hulumtime dhe inovacione arritën në vetëm 0.05% të PBB-së, nga të cilat vetëm një e pesta është ndarë për kërkime shkencore dhe grante. Rreth 40% e të diplomuarve me një diplomë profesionale dhe 35% e të diplomuarve me një diplomë universitare nuk posedojnë aftësitë e nevojshme të kërkuara nga tregu i punës.”

Edhe të paditur edhe të lirë nuk do të mund të jemi. Nuk ec Republika kur ngec arsimimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat