Pas kërcënimit për dalje nga koalicioni qeveritar, policia kërkon falje - Bota Sot
Pas kërcënimit për dalje nga koalicioni qeveritar, policia kërkon falje

Aktuale

E hënë, 16 korrik 2018

Pas kërcënimit për dalje nga koalicioni qeveritar, policia kërkon falje

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:09
Policia e Kosovës

Pas reagimit të deputetëve Veton Berisha dhe Etem Arifi, Policia e Kosovës ka kërkuar falje dhe mirëkuptim për gabimin teknik, dhe ka siguruar se formulari i korrigjuar do të jetë në dispozicion që nga dita e nesërme me përfshirjen edhe të komuniteteve egjiptian dhe ashkali.

Deputeti nga Partia Liberale egjiptiane Veton Berisha dhe Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim kërcënuan se do të largohen nga koalicioni qeveritar nga Qeveria Haradinaj, nëse brenda 24 orëve nuk korrigjohet konkursi për policë të rinj, ku përfshihens I kategori edhe komunitetet egjiptian dhe ashkali.

Komunikata e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës duke respektuar të drejtën e secilit, për t’u shprehur lirshëm, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe mediave publikon këtë  sqarim pas postimeve në rrjetet sociale të deputetit Veton Berisha lidhur me reagimin e tij publik për siq thot ai: "përjashtimin e komunitetit Egjiptian/Ashkali nga konkursi për Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës si çdo herë tjetër bazuar në ligjet e aplikueshme në vend, procedurat standarde, si dhe me vendosmeri duke zbatuar parimet e mosdiskriminimit për të gjitha komunitetet në RKS, sot me datë 16.04.2018 ka shpall konkursin për zyrtarë policor ku janë specifikuar kriteret për aplikim dhe udhëzimet e nevojshme. Policia e Kosovës  në kuadër të saj ka një numër të konsiderueshëm të pjestarëve të komunitetit Egjiptian dhe Ashkali të cilët në vazhdimësi kanë kryer dhe po kryejn me devotshmëri detyrat dhe autorizimet në funksin të zbatimit të ligjit.

Prandaj ju garantojmë që edhe në këtë proces sikurse edhe në të kaluaren do të ketë qasje të barabartë të të gjitha komuniteteve bazuar në parimet e patjetërsueshme të mosdiskriminimit të asnjë forme. Policia e Kosovës kërkon falje dhe mirëkuptim për gabimin teknik sa i përket aspektit të përpilimit dhe printimit të formularit për aplikim, dhe ju sigurojmë  që do të ndërmeren masa të menjëhershme në funksion të përmirsimit të gabimeve teknike, dhe formulari i korigjuar do të jet në dispozicion që nga dita e nesërme me përfshirjen edhe të komuniteteve Egjiptian dhe Ashkali. Gjithashtu për të qenë sa më objektive dhe transparente Policia e Kosovës dëshiron poashtu të ju njoftoj se qysh para shpalljes së këtij konkursi për zyrtarë policor ka zhvilluar fushata në funksion të inkurajimit të femrave dhe komuniteteve për të ju bashkangjitur Policisë duke përfshirë edhe fushatat për  inkurajimin e komunitetit Egjiptian dhe Ashkali për të qenë pjesë e jona.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test