“Ma hangsh…, robt t’i q***, a e përdor me gojë shumë a”, komandant “Luli” po tregon anën e errët të tij!

Aktuale

“Ma hangsh…, robt t’i q***, a e përdor me gojë shumë a”, komandant “Luli” po tregon anën e errët të tij!

Nga: P.R Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:53
Kadri Veseli

I njohur gjatë luftës me nofkën komandant “Luli”, dhe udhëheqës i organizatës famëkeqe SHIK, organizatë e akuzuar për shumë vrasje në Kosovë, tash kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tashmë ka filluar ta tregojë anën e errët të tij. Ai më nuk po mund të përmbahet gjatë udhëheqjes së seancave parlamentare.

Ai tashmë ka filluar të shajë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, e ku në thumb deri më tani janë ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, Veseli kishte debat të ashpër me deputeten e VV-së, Drita Millaku.

Ajo duke kujtuar sharjen që Veseli kishte bërë gjatë seancës për Demarkacionin, ka thënë se është mirë që nuk ishte aty se do ia kishte futur në  gojë gazin lotshjellës për sharjet që ka bërë.

““Desha t’i them zotëri kryetar, nuk ta kemi borxh, se nuk ke marr vota të qytetarëve për me i sha robt e deputetëve. E para pikë, ty të shkon, i shfrytëzon këto situatat tilla. Nuk është hera e parë që e heq maskën tënde dhe e tregon fytyrën e vërtet që e ke. Nuk është në rregull, sepse e kemi kuptuar vonë që i kishe bërë këto fyerje. Se për besë nuk kishe shpëtuar kaq lehtë në qoftë se të kishim dëgjuar… Për besë po ta jap fjalën shyqyr Zotit që nuk të kam dëgjuar, qat gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti, tjetër sen s’kisha mundur me bë…”, i tha Millaku Veseli, shkruan “Bota sot”.

E Kadri Veseli reagoi edhe njëherë në mënyrën e tij. Komandant “Luli” tregoi anën e errët të tij.

“A e përdor me gojë shumë, a?”, pyeti Veseli, shkruan “Bota sot”.

“Zojë, sikur me pas lidhje ti me mua, unë me ty kurgjo s’kam lidhje dhe çka mu ke gju  se më sakatove. Kjo fjala e fundit, me shpet ose jo, vetëm Zoti i madh e ka në dorë… Hajde ti Zyrap a qysh e ke emrin”, vazhdoi Veseli.

Por, kujtojmë se kjo nuk është sjellja e vetme e Kadri Veselit, e cila tregon arrogancën e tij.

Ai nuk kishte hezituar që gjatë votimit të Demarkacionit t’i shajë edhe më nënë deputetët e Vetëvendosjes.

“Robt t’i q…”, dëgjohet Veseli teksa deputeti Xhelal Sfeçla hodhi gazin lotsjellës për herë të tretë brenda një seance për votimin e demarkacionit.

Ndërsa në mandatin e kaluar, Kadri Veseli iu ka kundërpgjigjur Albulena Haxhiut e cila e kishte quajtur kriminel me fjalët “Ma hongsh” mirëpo që nuk i ishte dëgjuar fjalia deri në fund pasi që ai e kishte fikur mikrofonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat