Dy deputetë kërcënojnë me dalje nga koalicioni qeveritar - Bota Sot
Dy deputetë kërcënojnë me dalje nga koalicioni qeveritar

Aktuale

E hënë, 16 korrik 2018

Dy deputetë kërcënojnë me dalje nga koalicioni qeveritar

Nga: G.B Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:28
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha dhe Hetem Arifi, kanë reaguar ndaj konkursit të Policisë së Kosovës, për kandidimin e pjesëtarëve të rinj, u anashkalojnë kandidatët e këtij komuniteti, përcjell Bota sot.

Përmes një komunikate për media, këta dy deputetë kanë thënë se nëse gabimi që është bërë nuk korrigjohet brenda 24 orëve, ata do të largohen nga koalicioni qeveritar i Qeverisë Haradinaj.

Komunikata e plotë e tij:

Reagim Publik për Media  

Policia e Kosovës përjashton komunitetin Egjiptian/Ashkali nga konkursi për Policinë e Kosovës

Me dashje apo pa dashje me qëllim apo pa qëllim, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e diskriminon dhe përjashton nga Konkursi Publik i Policisë së Kosovës kandidimin e pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian dhe Ashkali.                                                                                                                              

Sic shihet nga formulari i aplikimit Egjiptianët dhe Ashkalit nuk e kanë mundësin të kandojnë pasi që i është mohuar e drejta e deklarimit të përkatësisë etnike për dallim me komunitetet tjera.

Ne deklarojmë se kurr nuk do e lejojmë këtë praktikë diskriminuese nga e kaluara .

 Ne jemi kategori kushtetuese deri sa në konkurs përfshihen kategori jo kushtetuese ( Qerkez dhe Kroat ) dhe ky gabim është i pafalshëm .

Egjiptianët dhe Ashkalinjët institucionin e Policisë së Kosovës e konsiderojn si institucion kredibil dhe nuk e presin përjashtimin nga ky institucione.

Publikisht unë dhe kolegu im deputet z. Hetem Arifi deklarohemi nese ky gabim nuk korigjohet brenda 24 orëve, ne do të largohemi nga koalicioni Qeveritar i Qeverisë Haradinaj.

Me respekt
Veton Berisha
Deputet i Kuvendit të Kosovës

Përfaqësues i Komunitetit Egjiptian.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test