Haradinaj të mërkurën viziton Shkupin

Aktuale

Haradinaj të mërkurën viziton Shkupin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:17
Ramush Haradinaj

Më 18 prill (e mërkurë), kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të realizojë vizitën e parë të tij në Maqedoni, ndërsa i njëjti do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit, raporton Alsat-M.

Haradinaj dhe Zaev, do të diskutojë me Zaevin për marrëdhëniet ndër-fqinjësore, ndërsa do të definohet data e mbledhjes së përbashkët qeveritare midis Maqedonisë dhe Kosovës. 

Po këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat