Mimoza Kusari i reagon ashpër Kadri Veselit: Kontrollo impulset kur debaton në Kuvend - Bota Sot
Mimoza Kusari i reagon ashpër Kadri Veselit: Kontrollo impulset kur debaton në Kuvend

Aktuale

E martë, 17 korrik 2018

Mimoza Kusari i reagon ashpër Kadri Veselit: Kontrollo impulset kur debaton në Kuvend

Nga: N.A Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:12
Mimoza Kusari Lila

Deputetja e Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila ka komentuar debatin e sotëm në kuvend në mes deputetes së VV-së, Drita Millaku dhe krye parlamentarit Kadri Vesli.

Kusari-Lila ka reaguar ashpër ndaj gjuhës se Kadri Veselit ndaj Millakut, duke e quajtur të pa tolerueshme në çfarëdo mjedisi tjetër e më së paku përkon me institucionin ligjvënës të vendit tonë. 

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Debati në Kuvendin e Republikës së Kosovës e arriti një standard të rri të nivelit sa ultë mund të bjerë. Debati i deputetes së LVV Drita Millakut me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli sot pasdite qe skenë dhe arenë të turpit dhe papërgjegjësisë institucionale. 
Deputetja Millaku debatoi ashpër për gjuhën e Kryekuvendarit në ditën e votimit të demarkacionit, përderisa edhe ky i fundit nuk u përmbajt dhe e ndërpreu deputeten me gjuhë ende më denigruese dhe fyese për një Kryetar Kuvendi. Ajo gjuhë është e patolerueshmë në çfarëdo mjedisi tjetër e më së paku përkon me institucionin ligjvënës të vendit tonë. 
Edhe sa kohë duhet të kalojë para se të mësohemi të sillemi normal në Kuvend? Apo nuk kemi kapacitet për normalitet?! 
Kryetarit të Kuvendit i rekomandoj të kontrolloj impulset e tij të reagimit në nivelin e njejtë apo më ofendues me bashkëbiseduesit.

Në fund ai është për të kryesuar Kuvendin, jo për të na turpëruar me fjalët e nxjerra në mikrofon.

#Turp #PakDinjitetJuLutem

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test