Raporti për Kosovën, KE nuk harron përpjekjen për abrogimin e Gjykatës Speciale - Bota Sot
Raporti për Kosovën, KE nuk harron përpjekjen për abrogimin e Gjykatës Speciale

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Raporti për Kosovën, KE nuk harron përpjekjen për abrogimin e Gjykatës Speciale

Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:15
Kuvendi i Kosovës

Përpjekja e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të abroguar ligjin për Gjykatën Speciale është reflektuar edhe në progres-raportin e Komisionit Europian.

“Përpjekja e dhjetorit 2017 për të abroguar këtë ligj ka ngritur shqetësime serioze. Për Kosovën është thelbësore që të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare përsa i takon Gjykatës Speciale, që u ngrit për të adresuar disa pretendime për krime të kryera gjatë luftës”, thotë raporti.

Një tjetër sfidë, por që nuk varet plotësisht nga Prishtina, është edhe dialogu me Serbinë.

“Duhet të thellojë angazhimin në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, sidomos të bashkësisë së komunave serbe”, deklaron KE.

Komisioni vlerëson ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe i bën thirrje klasës politike që të avancojë me reformat në kuadër të marrëveshjes së stabilizim-asociimit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test