Deputeti i GDP-së jep një sqarim për takimin me zv/kryeministrin Gashi

Aktuale

Deputeti i GDP-së jep një sqarim për takimin me zv/kryeministrin Gashi

Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:47
Dukagjin Gorani dhe Dardan Gashi

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dukagjin Gorani ka thënë se takimi që pati sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dardan Gashi, kishte karakter miqësor dhe jo politik.

Në një prononcim të shkurtër dhënë Insajderit, deputeti Gorani ka deklaruar se zv/kryeministrin Gashi e ka mik.

“Jo [nuk ka prapavijë politike v.j]. Ishim për drekë. Z. Gashi e kam mik”, ka thënë Gorani.

Gashi dhe Gorani janë takuar sot në Prishtinë pak orë para se të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat