Murati: Raporti i Progresit, pothuajse si ai i vitit të kaluar

Aktuale

Murati: Raporti i Progresit, pothuajse si ai i vitit të kaluar

Nga: G.B Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:21
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka komentuar Raportin e Progresit që do të publikohet nesër nga Komisioni Evropian.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se raporti do të jetë pak a shumë sikur ai i vitit të kaluar, duke treguar se çka do të përmbajë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Komisioni Evropian do te publikoj neser raportet per shtetet e Ballkanit Perendimor, te njohura me heret si Raporte te Progresit.

Per Kosoven, s'ka kuriozitet, vec e dijme cka do te permaje. Me shume mundesi, fjala "progres i limituar" do te jete kryesorja. Do te inkurajohemi te mbetemi te perkushtuar per dialogun me Serbine. Do te na rikujtohet qe gjyqesori nuk ka bere punen si duhet. Do te na thuhet qe Kuvendi ka bere mire me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por qe Kuvendi nuk po funksionon normalisht. Pak a shume, nje pamje e njete nga Raporti i vitit te kaluar.

Per specifika, shihemi nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat