Tregon analisti politik, ky është qëllimi i Listës Serbe në Kosovë - Bota Sot
Tregon analisti politik, ky është qëllimi i Listës Serbe në Kosovë

Aktuale

E mërkurë, 25 prill 2018

Tregon analisti politik, ky është qëllimi i Listës Serbe në Kosovë

Nga: H.Orana Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:55
Lista serbe

Lista Serbe ende nuk ka treguar nëse do të kthehet në koalicionin qeveritar, madje këtë vendim do ta marr brenda pak ditësh.

Mungesa e Listës Serbe në Kuvend po I shkakton probleme koalicionit qeveritar, duke ia pamundësuar miratimin e disa çështjeve që po shqyrtohen në Kuvend.

Image
Skender Zogaj

Analistët politikë rolin e Listës Serbe po e shohin si pengues në proceset politike. Kështu sipas analistit Skender Zogaj, Lista Serbe në jetën politike të Kosovë është vetëm për një qëllim, e ky qëllim është që, kurdo e kudo që i jepet mundësia, të pengojë të gjitha proceset zhvillimore të shtetit të Kosovës.

“Prandaj, është krejtësisht normale që Lista Serbe të tentojë të bllokojë proceset politike, tash kur subjektet politike shqiptare e kanë humbur busollën dhe në mënyrën më primitive po i kontribuojnë zgjerimit dhe thellimit të krizës që po e ngulfat vendin. Lista Serbe është duke i sprovuar partitë shqiptare, duke qëndruar anash dhe ndjekur me kujdces zhvillimet politike, me shpresën që partitë shqiptare do ta hanë njëra-tjetrën dhe, kur kjo të ndodh Lista Serbe solemnisht të realizojë "ceremonialin e hareshëm motor" të politikës primitive shqiptare! Kjo është dëshira e Liatës Serbe, dhe për këtë qëllim po ndodh bojkotimi perfid”, thekson Zogaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test