Vulin akuzon Perëndimin se po hesht ndaj deklaratave të Haradinajt

Aktuale

Vulin akuzon Perëndimin se po hesht ndaj deklaratave të Haradinajt

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:23
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia është mjaft e fuqishme që të pengojë, siç e ka cilësuar Ramush Haradinajn, terroristin, të dënuar ose jo, që të rrezikojë paqen në Serbi dhe në gjithë Ballkanin, përcjell FoNet.

Vulin duke komentuar fjalët me të cilat Haradinaj Preshevën e Bujanocin i kishte quajtur Kosovë Lindore, ka akuzuar Perëndimin se po hesht rreth deklaratave të Haradinajt e të Thaçit.

“Është koha që Perëndimi të deklarohet rreth fjalëve të tyre”, ka thënë Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat