Lufta në Koshare, reagim i ashpër i Gecit, kjo është kërkesa për Anton Qunin: Të tregojë se kush e bëri... - Bota Sot
Lufta në Koshare, reagim i ashpër i Gecit, kjo është kërkesa për Anton Qunin: Të tregojë se kush e bëri...

Aktuale

E mërkurë, 26 shtator 2018

Lufta në Koshare, reagim i ashpër i Gecit, kjo është kërkesa për Anton Qunin: Të tregojë se kush e bëri...

Nga: P.R Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:27
Gani Geci dhe Anton Quni

Gjatë javës së kaluar në Kosovë u shënua përvjetori i 19-të i luftës së Koshares. Edhe këtë vit, ky përvjetor i karakterizua me deklarata e debate së kush ka më shumë merita për këtë betejë.

Duke u nisur nga këto debate, ka reaguar ashpër Gani Geci, ish deputet i LDK-së dhe ish Komandant i UÇK-së.

Ai ka kërkuar nga Anton Quni të tregojë se kush e bëri planin operativ dhe kush e nisi luftën në Koshare.

“Ska ma letë se me vërtetua ketë gjall janë njerëzit si Anton Quni e te tjerë ata mund te tregojnë kush e beri planin operativ kush e nisi luftën ne Koshare. Aty ne te gjitha incizimet duken njerëzit e Forcave te Armatosura qe ishin ma herët nën Komandën e Ahmet Krasniqit. Pas thyerjes se kufirit aty kanë hy kush ka deshtë aty edhe nga incizimet duken se kush ka deshtë ka hy. Se pari ata qe thojnë se Salih Qeku Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti e kanë filluar luftën nën emblemën e UÇK-sq rrejnë sepse UÇK  në vitin 1991 nuk ka pas fare UÇK”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Image
Reagimi i Gani Gecit

Ky është reagimi i plotë:

Ska ma letë se me vërtetua ketë gjall janë njerëzit si Anton Quni e te tjerë ata mund te tregojnë kush e beri planin operativ kush e nisi luftën ne Koshare. Aty ne te gjitha incizimet duken njerëzit e Forcave te Armatosura qe ishin ma herët nën Komandën e Ahmet Krasniqit.

Pas thyerjes se kufirit aty kanë hy kush ka deshtë aty edhe nga incizimet duken se kush ka deshtë ka hy. Se pari ata qe thojnë se Salih Qeku Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti e kanë filluar luftën nën emblemën e UÇK-sq rrejnë sepse UÇK  në vitin 1991 nuk ka pas fare UÇK.

Si argument let ma gjen dikush një foto të Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit me emblemën e UÇK-së te pa montuar dhe unë bindem.

Salih Qeku por edhe te gjithë te tjerët për mos me krijua divergjenca ne vitin 1999 kanë bartur emblemën UÇK-së sipas marrëveshjes së OSLLOS dhe nëse ushtarët kanë bartur emblemën UÇK-së atyre koka nuk ju ka ndërrua te njëjtën kokë e kanë pas atë që e kanë bart ma herët.

Salih Qeku, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Anton Quni, Fadil Hadergjonaj por edhe Nasin Haradinaj e të tjerë.

Fundi i fundit pak ka rendësi emblema rendësi ka si e kanë ndie veten ata ushtarë gjate betejës dhe tani shumica janë gjallë shumë prej tyre dhe tani mund tq tregojnë se si e kanë ndier veten.

Nacionalistëve kurrë nuk iu ka pengua kur emri dhe emblema ,ata me vepra e kanë tregua veten nen cilëndo emblemë qe kanë luftuar.

Lavdi dëshmorëve te Kosovës  Poshtë matrapazët, rrencat, poshtë profiterët e luftës dhe te pas luftës. E vërteta është e vërtet qoftë edhe e hidhur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test