MMPH kallëzim penal për komunën e Zveçanit, “Lugina e Diellit” po ndërtohet pa leje

Aktuale

MMPH kallëzim penal për komunën e Zveçanit, “Lugina e Diellit” po ndërtohet pa leje

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:21
Albena Reshitaj

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka ngritur kallëzim ndaj komunës së Zvaeçanit.

Ministrja Albena Reshitaj, tha se inspektorati i ministrisë gjatë inspektimit ka konstatuar se komuna e Zveçanit është përgjegjëse për moszbatimin e urdhrave të ministrisë andaj edhe ka ngritur kallëzim penal lidhur me ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit”.

Sipas saj, drejtoria e Urbanizmit nuk i është përgjigjur urdhëresës së inspektoratit të MMPH për dërgimin e dokumentacionit në ministri. Ajo tha se janë duke pritur përgjigjeje pasi është një afat kohor që duhet zbatuar.

“Drejtoria e Urbanizmit e komunës së Zveçanit nuk i është përgjigjur urdhëresës së Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Komuna e Zveçanit është përgjegjëse për moszbatimin e urdhëresës së dhënë nga inspektorati i ministrisë”.

“…është bërë inicim në gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër komunës së Zveçanit si person juridik dhe drejtoreshës së urbanizimit si person përgjegjës”.

Deputeti nga radhët e Nismës, Zafir Bersha ka pyetur ministren Reshitaj lidhur me një koloni e ashtuquajtur  “Lugina e Diellit” në Mitrovicën veriore.

Sipas tij, komuna e Zveçanit i zbaton politikat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Ju keni bërë një kallëzim penal, por cilat janë masa konkrete. A keni plan, apo keni bërë plan konkret pa komunën e Zveçanit, sepse ajo i zbaton politikat e Vuçiqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat