Haradinaj: Kosovën dhe Bullgarinë nuk e ndanë asnjë temë - Bota Sot
Haradinaj: Kosovën dhe Bullgarinë nuk e ndanë asnjë temë

Aktuale

E shtunë, 21 korrik 2018

Haradinaj: Kosovën dhe Bullgarinë nuk e ndanë asnjë temë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:22
Boyko Borissov dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi nga homologu i tij bullgar Boyko Borissov mbështetjen e Bullgarisë për rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe në procesin e njohjeve.

Ai gjatë një takimi tha se për të dyja vendet është i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rruga e përbashkët evropiane.

“Kosova ka nevojë për miqtë e saj në procesin e liberalizimit dhe anëtarësimit në BE. Bullgaria është një vend mik nga i cili presim mbështetjen në këtë proces. Kosova do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend. Ne e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën që mund të kemi partneritet të ngushtë”, tha  Haradinaj.

Kreu i Ekzekutivit tha se Bullgaria ka një rol tejet të rëndësishëm në rajonin tonë dhe Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunim ekonomik dhe politik me këtë vend evropian.

“Bullgaria e ka një aleat, Kosovën! Jemi të nderuar me prezencën tuaj në vend dhe vendet tona nuk i ndanë asnjë temë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, falënderoi Haradinaj për pritjen, duke shprehur përkushtimin e vendit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dyja vendeve, partneritetit ekonomik dhe rrugën e përbashkët evropiane.

“Midis shteteve tona nuk ka çështje të hapura. Synimet tona për investimet infrastrukturore dhe në fusha të tjera e kanë në fokus edhe Kosovën”, ka thënë Borissov, i cili e ftoi  Haradinaj për vizitë zyrtare në Bullgari.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test