Motra e Aulon Zekës rrëfen vrasjen e vëllaut të tij: Ditën e vrasjes babi im u dha bukë vrasësve...

Aktuale

Motra e Aulon Zekës rrëfen vrasjen e vëllaut të tij: Ditën e vrasjes babi im u dha bukë vrasësve...

Nga: H.O. Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:12
Aulon Zeka

Pas vendimit për vrasësit e adoleshentit Aulon Zeka, ka reaguar edhe motra e viktimës, duke shprehur pakënaqësinë për dënimin. Monika Zeka, motra e Aulonit ka rrëfyer edhe njëherë si ka ndodhur vrasja dhe dënimi për tre të akuzuarit.

Ajo shkruan në Facebook se Guxim Hadri është ai që e ka kryer vrasjen dhe është dënuar me 9 vjet burg, Riga Gosalci është dënuar me 3 vjet për të cilën thotë se ishte organizatorja kryesore, ndërsa Lorent Llapashtica është dënuar me një vjet e gjysëm për shkak të fshehjes së armës.

Ajo thotë se ata nuk duhet të trajtohen si të mitur pasi e kanë organizuar mirë vrasjen.

Postimi i plotë:

Per krejt juve qe e keni nda dhimten me neve edhe qe jeni interesu per rastin e vllaut tem Aulonit deshta mi ju lajmru qe sot u mbajt seanca e fundit gjyqsore qe u denun ata dy lapera e qe sjom e knAqt hiqqq ama bash hiq se ma vrajten vllaun qe ni kafsh mu vra qashtu e sduhet mu denu qaq pak e le mo ni fmi po t'mjert na ku po jetojm ooo zot

Guxim Hadri (vorri) qe me qato 2 dur ja dha 4 pluma u denu 9 vjet, Riga Gosalci (femen e flliqt) organizatorja kryesore u denu me 3 vjet plus Lorent Llapashtica qe e ka mshef armen me 1 vjet e 6 muj ,ma shum nuk denohen se t'mitur ???? sju kisha thon qashtu hiq se me kon t'mitur skishin dit me organizu qaq mir kit vrasje bre zoti ju vraft qe po fmi t'flliqt ishi kon e haram ju koft buka qe baba jem me durt e veta jau ka kthy qat dit e ja murrt djalin qe qaty e pa t'gjall per her t'fundit Haram ju koft edhe fryma qe jeni tu e marr e kurr diten e juv mos e pafshi ju mallkoj me shpirt oj coftina ????????????.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat