Konjufca: Qeveria Haradinaj erdhi për ta miratuar Demarkacionin

Aktuale

Konjufca: Qeveria Haradinaj erdhi për ta miratuar Demarkacionin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:33
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë dhe Presidencës pasi ai ka thënë se janë duke nxituar që me çdo kusht të themelojnë Asociacionin.

Në seancën e sotme plenare, Konjufca madje deklaroi se Qeveria Haradinaj u themelua për ta miratuar Demarkacionin e Zajednicën por jo për ta zhvilluar vendin.

”Presidenti dhe Qeveria po nxitojnë për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

”Kjo tash është një qeveri e pakicës, dhe po e kuptojmë dita e ditës se pse po ekziston Qeveria Haradinaj”.

”Kjo Qeveri u themelua për ta miratuar Demarkacionin, Zajdenicen dhe për ta menaxhuar Gjykatën Speciale. Kjo qeveri nuk u themelua për të zhvilluar ekonominë”.

”Lista Serbe krejt cka ka bërë është që e ka ndrru vendin ku ulej zakonisht në Parlamentin e Kosovës”.

”Të thuash që është e pandershme të rrëzohesh me Listen Serbe se sa të qeverisës me Listen Serbe, është pa koment”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat