Mediat serbe: ROSU do ta merr veriun e Kosovës nën kontroll para 25 prillit

Aktuale

Mediat serbe: ROSU do ta merr veriun e Kosovës nën kontroll para 25 prillit

Më: 16 prill 2018 Në ora: 06:43
ilustrim

Kosova po përgatit për të marrë veriun e Kosovës dhe kufirin në një operacion që do të zgjatë 24 orë. Në të njëjtën kohë, KFOR po heton gatishmërinë e Ushtrisë Serbe në Rashkë.

Njësia speciale e Kosovës ROSU po planifikon që të marrin veriun e Kosovës me forcë në dhjetë ditët e ardhshme dhe më së voni deri më 25 prill, sipas informacioneve të sigurta dhe nga burime diplomatike, shkruan gazeta serbe Informator.

Operacioni “Blic”

Kosova ka marrë  ‘dritën e gjelbër’ nga SHBA dhe NATO të për të marrë kontrollin e veriut të Kosovës dhe se operacioni do të zgjatë me pak se 24 orë, në mënyrë që të mos krijohet shumë zhurmë në mediat botërore. Mbështetja logjistike ketij plani të Kosovës, në masë të madhe do t’i jep KFOR-i, e cila do të mbikqyrë njësitë e Ushtrisë së Serbisë në Rashkë.

Ideja e tyre është të depërtojnë me shpejtësi në veri të Kosovës dhe të marrin pikat strategjike. Pas kësaj, siç shpresojnë, serbët nuk do të jenë më në gjendje të rifitojnë territorin. Plani është që të përfundojë çdo gjë para 25 prillit, shkruan gazeta serbe.

Se sa janë të vërteta këto pretendime të gazetës serbe, mbetë për t’u parë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat