Molliqaj e quan Hashim Thaçin ‘i ashtuquajturi president’

Aktuale

Molliqaj e quan Hashim Thaçin ‘i ashtuquajturi president’

Më: 15 prill 2018 Në ora: 22:25
Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Dardan Molliqaj

Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se sot në kufirin në Vërmicë, është ndaluar e më pas arrestuar nga Policia e Kosovës, aktivisti politik Korab Korça.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se bashkë me 12 aktivistë të tjerë ata janë të dyshuar për prishje të rendit gjatë ceremonisë së inaugurimit të të ashtuquajturit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Korabit nuk i ka ardhur ndonjë ftesë që të mos përgjigjet në prokurori apo gjykatë. Ai dhe 11 aktivistë të tjerë u patën liruar me procedurë të rregullt. Ai vazhdon të mbahet në paraburgim pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë arsye të dhënë nga policia”, shkruan Molliqaj.

Sipas tij, kjo dëshmon qasjen selektive të organeve të drejtësisë dhe policisë.

“Ndalimi i Korabit tregon për sistem policor në shërbim të një njeriu i cili u zgjodh atë kohë në masa të rrepta sigurie me mbi 4000 policë”, shkruan Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat