Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet nesër me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov.
Takimi i paraparë për në orën 10:00, do të zhvillohet në kabinetin e Presidentit, ndërkaq që pas takimit do të ketë edhe konferencë për media.
Borissov gjatë vizitës së tij në Kosovë pritet të takohet edhe me homologun e tij, Ramush Haradinaj.
Ndryshe, momentalisht Bullgaria mban kryesimin e Bashkimit Evropian, me mandat gjashtëmujor që përfundon në qershor të këtij viti.