Reagon Qeveria: Gjukanoviq do t’ua jap goditjen e radhës atyre që duan tërheqjen e njohjes së Kosovës

Aktuale

Reagon Qeveria: Gjukanoviq do t’ua jap goditjen e radhës atyre që duan tërheqjen e njohjes së Kosovës

Nga: A.ZH Më: 15 prill 2018 Në ora: 12:14
Milo Gjukanoviq

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Anton Berisha, ka kometuar deklaratat e dy kandidatëve të president të Malit të Zi, të cilët kanë paralajmëruar tërheqjen e njohjes për Kosovën.

Berisha në një postim në Facebook, ka thënë se beson që Milo Gjukanoviq, do t’iu japë goditjen e radhës këtyre kandidatëve, përcjell Bota sot.

Sipas tij, deklaratat për tërheqjen e njohjes së Kosovës, tregojnë orientimin e tyre antievropian dhe mentalitetin primitiv të nënçmimit të shqiptarëve.

Më poshtë deklarata e plotë e Berishës:

Sot, ne Malin e Zi jane duke u mbajtur zgjedhjet presidenciale. Ndonese ky shtet i vogel ka bere hapa te jashtezakonshem sic eshte integrimi ne NATO, si dhe eshte ne rruge te mire te integrimeve europiane; mendesia e vjeter duket se ende eshte prezente.

Deklaratat e kandidateve Marko Milaciq dhe Dobrilo Dedeic; per terheqjen e njohjes se Kosoves tregojne jo vetem orientimin e tyre antieuropian por edhe mentalitetin primitiv dhe logjiken e vjeter te nencmimit te shqiptareve.

Kjo qasje e tyre antihistorike besoj qe do te merr goditjen e rradhes nga forcat me orientim proeuropian qe do te rezultoj me fitoren e Milo Gjukanoviqit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat