Talenti i pazbuluar i Agim Veliut, vetëm ai di ta mbajë kështu telefonin

Aktuale

Talenti i pazbuluar i Agim Veliut, vetëm ai di ta mbajë kështu telefonin

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:18
Agim Veliu

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka filluar gara për të parin e partisë, edhe pse zgjedhjet e rregullta të brendshme ende janë larg.

Mediat kanë siguruar një fotografi ku shihen bashkë në një kafiteri të Prishtinës dy nënkryetarët, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, njëkohësisht edhe dy pretendentët kryesor për momentin, për të trashëguar Isa Mustafën.

Ky i fundit është kthyer nga Gjermania ku ka marrë trajtim shëndetësor, shkaku i një virusi të rrallë, por edhe vetë e ka pranuar se ende nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për ta drejtuar partinë. Këtë ua ka deleguar nënkryetarëve.

Sigurisht edhe ky takim i dy njerëzve më të fuqishëm të partisë, Haziri dhe Veliu, për temë diskutimi ka pasur këtë çështje.

Dy gjëra që vërehen nga kjo foto, është tymosja që Haziri bën brenda ambientit të mbyllur, që rrjedhimisht shkel ligjin anti-duhan, dhe forma se si Veliu e mban telefonin gjatë bisedës. Veliu shihet teksa nuk ka nevojë fare për ndihmën e dorës për të mbajtur telefonin në vesh.

Për ta parë foton se si e mban Agim Veliu telefonin, klikoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat