Strukturat paralele në veri vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Kosovës

Aktuale

Strukturat paralele në veri vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Kosovës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:33

Strukturat paralele serbe në veri të vendit vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Republikës së Kosovës, duke ushtruar funksionimin e tyre në atë pjesë pa asnjë problem.

Kështu po ndodhë edhe me zyrën e Qendrës së Sigurimit Pensional-Invalidor të Republikës së Serbisë (PIO) që ndodhet në veri të Mitrovicës, e cila po shpërndanë këto ditë aplikacione për një kategori të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë pensione edhe nga Serbia. 

Burime të KosovaPress-it brenda kësaj zyre, kanë bërë të ditur se krejt kjo po ndodhë në mënyrë që policët serbë nën uniformën e institucioneve të Kosovës t’iu nënshtrohen më lehtë urdhrave nga Serbia sa herë që ka nevojë. 

KosovaPress-i ka arritur të siguroj aplikacionet e kësaj zyre, në ballinën e të cilave në alfabetin cirilik shkruan “Fondi republikan për sigurimin pensional dhe invalidor - Filiala për qytetin e Beogradit”.

 Pak më poshtë kësaj, shkruan “Kërkesë për përvetësimin e së drejtës në pension të veçantë sipas urdhëresës rreth realizimit të të drejtave të veçanta për ish të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

 KosovaPress ka raportuar të enjten se numri i policëve të Kosovës të nacionalitetit serb të cilët po lajmërohen në këtë zyre për të qenë përfitues të këtyre pensioneve është i madh. 

Aplikimi për policët e interesuar ka filluar më datën 10 të këtij muaji dhe do të zgjasë deri më 23 prill, ndërsa shuma e pensionit për një muaj që do të përfitojë një polic kap vlerën prej 36 mijë deri në 40 mijë dinarë, që i bie rreth 300 deri në 350 euro. 

Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka provuar të kontaktojë pothuajse gjatë tërë ditës së djeshme me Dulle Kompiroviq, drejtor i Qendrës së Sigurimit Pensional-Invalidor pranë Republikës së Serbisë (PIO) në veri të Mitrovicës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, ndërsa i pamundur ka qenë kontakti edhe me policinë në veri. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat