Gashi: Jam propozuar nga AKR-ja për ministër të MPB-së, ende s'kam vendosur

Aktuale

Gashi: Jam propozuar nga AKR-ja për ministër të MPB-së, ende s'kam vendosur

Më: 13 prill 2018 Në ora: 12:46
Bejtush Gashi

Bejtush Gashi ka konfirmuar se AKR e ka propozuar për ministër të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.

“Po, jam i njoftuar nga subjekti i AKR-së ose presidenti i këtij subjekti Behgjet Pacolli për nominimin tim për ministër të Punëve të Brendshme”, ka thënë Gashi. 

Ai nuk ka dashur të deklarojë se a do ta pranojë këtë detyrë,  për të cilën tha se  do të njoftohen më vonë.   

Ndryshe, pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, AKR-ja tashmë veç ka vendosur për emrin e ri që do ta sjellë në krye të MPB-së. 

 Bejtush Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Ai më parë ka mbajtur edhe një pozitë të rëndësishme në Qeveri, pasi që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër  i FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat