Pacolli akuzon Thaçin se gënjeu për vizat

Aktuale

Pacolli akuzon Thaçin se gënjeu për vizat

Më: 13 prill 2018 Në ora: 12:34
Hashim Thaçi

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli ka akuzuar liderët shtetërorë se po i mashtrojnë qytetarët lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë ditës së djeshme Pacolli tha se kanë marrë mesazhe nga Brukseli se nuk do të ketë liberalizim të vizave gjatë këtij viti, derisa u demantua nga deputetët e partive të tjera, që janë pjesë e Komisionit për Integrime Evropiane.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Gënjeshtrat e ëmbla gëlltiten më lehtë sesa e vërteta e hidhur!

Dhjetor 2009, Hashim Thaci ka deklaruar se “Qytetarët e Kosovës brenda 13 muajve do të udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza”.

Dhjetor 2010, Hashim Thaci pati deklaruar se “është i përkushtuar që për më pak se 15 muaj Kosova do t’i përmbush të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave dhe kam konfirmim nga Brukseli se Brukseli nuk do të vonohet më tepër se 15 që të bëj liberalizimin e vizave”.

Tetor 2011, Hashim Thaci “dita kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza do të bëhet realitet shumë shpejt”.

Nëntor 2011, në takimin e nëntë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Hashim Thaci deklaron se “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”.

Shtator 2013, Hashim Thaci pati theksuar që “procesi i liberalizimit të vizave duhet të jetë për gjithë Kosovën prioritet mbi prioritete …Është shënuar progres në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave … si në fushën e riatdhesimit sigurisë së dokumenteve, menaxhimit të kufijve, luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit si dhe zbatimit të kritereve që ndërlidhen me të drejtat e komuniteteve

Maj 2014 Isa Mustafa premton se “Për 12 muaj, brenda vitit të parë me qeverisjen e LDK-së, do të bëhet liberalizimi i vizave me vendet e BE-së”.

Nëntor 2015, Edita Tahiri deklaron se “Kosova ka qenë bashkëpunuese në gjithë sferat e BE-së dhe pritet që qytetarët në pranverë të lëvizin lirshëm”.

Dhjetor 2015, Isa Mustafa ka deklaruar: “Na është thënë që raporti do të jetë, ne kemi kuptuar që raporti do të jetë pozitiv, jam i bindur që raporti do të jetë pozitiv sepse ne kemi përmbushur të gjitha kriteret”.

Maj 2016, Bekim Çollaku, ish- Ministri i Integrimeve Evropiane, “PA VIZA-2016 – Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”

Maj 2016, Arban Abrashi, ish zëdhënësi i qeverisës së Isa Mustafës, përmes një postimi në facebook kishte shkruar “Urime liberalizimi, Urime Kosovë”.

Maj 2017, Ramush Haradinaj, “Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”.

Dhjetor 2017, Ramush Haradinaj: “Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat