Policia jep detaje për rastin e djeshëm te Rektorati

Aktuale

Policia jep detaje për rastin e djeshëm te Rektorati

Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia nëpërmjet raportit policor njofton për arrestimin e djeshëm të kryetarit të Demokracisë Studentore Mexhid Ramusa dhe punëtorit të sigurimit të Rektoratit “Hasan Prishtina”.

Sipas Policisë ata kanë mbishkruar mbi shtatoren e vendosur në rektorat, si  dhe kanë tentuar të shkruajnë edhe mbi muret e rektoratit. 

Personeli i sigurimit fizik ka intervenuar duke mos i lejuar që  të vazhdojnë me mbishkrime dhe gjatë intervenimit ka pas edhe një kacafytje mes organizatorit dhe sigurimit. 

Si të dyshuar janë arrestuar dy persona  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat