Pronat ku do të ndërtohen rezidencat qeveritare shpallen me interes të veçantë

Aktuale

Pronat ku do të ndërtohen rezidencat qeveritare shpallen me interes të veçantë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 07:44
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) -Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit "Ndërtimi i Kompleksit (rezidencave) qeveritare" Prishtinë.

Këto prona janë në  Zonën  Kadastrale:  Zllatar, Matiqan, Hajvali, Çagllavicë, komuna e Prishtinës dhe Zona Kadastrale: Graçanicë dhe Badovc, komuna e Graçanicës.

Miratohet Kodi i ri Penal

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt Kodin e ri të Kosovës. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha në prezantimin e projekt Kodit Penal se ky projekt kod është në harmoni me standardet e BE-së.

Tahiri tha se me këtë projekt kod iu është ndaluar deri në 10 vjet ushtrimi i funksionit publik në rast të aktgjykimit përfundimtar.

 Ky projekt kod sipas Tahirit tha se janë rritur dënimet për veprat penale për ata që bëjnë trafikim me qenie njerëzore.

Po ashtu Tahiri tha se projekt kodi i ri ngrit Kosovën në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se është një ditë e suksesshme dhe konfirmon luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

 Ai tha se po iu dërgojnë mesazh partnerëve që Kosova është e vendosur për rend e ligj.

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ekzekutivi pritet të mblidhet prej orës 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat