Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka thënë se LDK është në gjendje të mirë dhe sipas tij kjo parti tani është me e madhja në vend. Ai ka thënë se çështja e kryetarit nuk është aspak problem në parti.
Meta ka deklaruar në emisionin “Pressing”,në televizionin T7, se Lidhja Demokratike e Kosovës është në pozitë të mirë momentalisht.
“ Në bazë të disa sondazheve ne jemi dikund 14 për qind e para si parti në vend. Kjo tregon se LDK tani është në një pozitë mjaftë të mirë”.
Meta ka thënë se në LDK nuk është problem gjendja e kryetarit të saj.