Abazi tregon një mundësi për ndryshimin e pushtetit

Aktuale

Abazi tregon një mundësi për ndryshimin e pushtetit

Nga: A.S Më: 12 prill 2018 Në ora: 08:22
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi në një postim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se duhet të ndërrohet forma e të menduari tek qytetarët për të votuar politikanët përgjegjës.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Me këto rezultate të Pises, kombinuar me mjerimin ekonomik dhe nivelin e traumës që kemi, nuk mund të jam kritik dhe paragjykues për apatinë dhe mospjesëmarrjen në jetën publike të qytetarëve apo për përzgjedhjen që po bëjnë ata që kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e tyre si qytetarë aktiv.

Është urgjente të ndërrohet forma e të menduarit për rëndësinë e votës dhe përcaktimit se kush e meriton votën tuaj. Ndryshimi me votë është i preferuar, ndryshimi nëpërmjet formave tjera mund të jetë më i kushtueshëm në të gjitha aspektet por nuk duhet përjashtuar. Pa demos nuk ka demokraci!

Revolucioni duhet të ndodhe ne kokat tona për të parë benefitin për shtetin dhe shoqërinë ku ne si individ jemi pjesëmarrës dhe rrjedhimisht përfitues në një shtet funksional dhe ne funksion të qytetarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat