Gjinishi: Ka probleme për mënyrën si u deportuan 6 turqit në Kosovë

Aktuale

Gjinishi: Ka probleme për mënyrën si u deportuan 6 turqit në Kosovë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 00:53
Ermir Gjinishi

Teologu Ermir Gjinishi i ftuar në "Arena", thotë se historitë me kindnapime të shteteve duhet të marrin fund. Duke folur për deportimin në Turqi të 6 shtetasve turq nga Kosova, Gjinishi tha se ata nuk kanë probleme në Kosovë.

Gjinishi: Thamë që ka ca probleme për mënyrën se si u deportuan këta 6 njerëz. Nëse e ke torturuar është e poshtër. Çdo mjet i torturës nuk diskutohet se jam me atë pjesë. Para 5 vjetësh, Almir Rrapo është ekstraduar në SHBA pa vendim gjykate. Sigurisht që këto nuk janë veprime që mund të legjitimohen, por në raste ekstreme, historia ka njohur raste të tjera. Duhet të ketë një kufi. Shtetet nuk mund të vazhdojnë gjithmonë me histori kindnapimi. Ka një problem tjetër që janë financat. Këta njerëz kanë lëvizur me 60 mln euro. Ata nuk kanë veprimtari në Kosovë. Hapësira shqiptare po përdoret si tranpolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat