Aksion simbolik për shkarkimin e rektorit të UP-së

Aktuale

Aksion simbolik për shkarkimin e rektorit të UP-së

Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:14
Marian Dema

Organizata “Demokracia Studentore” po vazhdon me aksionet studentore kundër rektorit të UP-së Marian Dema, ndërsa si pasojë tani po kërkon edhe shkarkimin e tij nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo organizatë nesër do të ketë edhe aksione simbolike para Rektoratit nga ora 11:00 duke protestuar kundër Rektorit Dema dhe duke kërkuar shkarkimin e tij. 

“Ne do të vazhdojmë me protestat studentore, të cilat janë të bazuara në keqpërdorimet e rektorit, i cili në vazhdimësi ka sjellë vetëm negativitet në UP, i cili ka qenë pjesë e tërë proceseve dhe nuk ka ndryshuar asgjë pozitivisht, duke  keqpërdorur pozitën zyrtare në vazhdimësi”, tha kryetari i DS, Mexhid Ramusa. 

“Ne do të kërkojmë që rektori Marjan Dema të shkarkohet nga Këshilli Drejtues i Universitetit, ndërsa protesta do të përcillet edhe me disa aksione simbolike të studentëve. Ne nuk do të ndalemi derisa, ky rektor të shkarkohet” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat