Procedohet projektligji i kërkuar nga SBASHK-u, pritet anulimi i grevës

Aktuale

Procedohet projektligji i kërkuar nga SBASHK-u, pritet anulimi i grevës

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:11
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se kostoja financiare është 6 milionë euro në vit.

Megjithatë kundër këtij projektligji u shpreh ministri i Financave Bedri Hamza i cili tha se nuk është menduar mirë dhe se duhet të saktësohet ky projektligj.

Ndryshe, SBASHK ka kërcënuar me grevë nëse ky projektligj nuk dërgohet për miratim në Kuvend dhe tash pritet anulimi i kësaj greve të paralajmëruar për 13 prill.

Hamza tha se në projektligj duhet të futet shuma e saktë e implikimeve buxhetore pasi sipas tij nuk është e saktë se vetëm 6 milionë do të jenë në vit. Ndërsa projektligjin për kompleksin memorial në Prekaz u shty për javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat