Reshitaj: Kosova me hartën zonale hap një kapitull të ri

Aktuale

Reshitaj: Kosova me hartën zonale hap një kapitull të ri

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:03
Albena Reshitaj

Republika e Kosovës po hap sot një kapitull të ri sa i përket përmirësimit të planifikimit hapësinor në të gjithë territorin e saj.

Kështu tha sot ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj pas nënshkrimit të vendimit për fushën e planifikimit hapësinor, i cili merret për herë të parë në Kosovë.

Ajo ka thënë se harta zonale është një dokument i rëndësishëm që ka për qëllim rritjen, e cilësisë së jetës së qytetarëve, zhvillimin e të gjitha rajoneve dhe sektorëve zhvillimor e hapësinorë.

Reshitaj: Harta zonale një nga dokumentet kryesore për planifikim hapësinor

“Harta zonale është një nga dokumentet kryesore sa i përket planifikimit hapësinor në nivelin qendrorë, me të cilin përcaktohen zonat në të cilat do të vendosen aktivitetet, veprimet dhe kushtet për zhvillimin e ardhshëm hapësinorë për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Qëllimi i hartimit të hartës zonale të Republikës sonë, është rritja e mirëqenies, rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe një zhvillim i ekuilibruar i të gjitha rajoneve dhe sektorëve zhvillimore hapësinorë”, theksoi Reshitaj. 

Pjesë e procesit të hartimit të dokumentit, sipas ministres së MMPH-së, do të jetë Grupi punues ndërministror, i cili do të nxjerrë pastaj konkluzionet dhe do të vazhdon me planifikimin e kësaj harte zonale të nivelit qendror.

Reshitaj: Paralelisht për krijimin e hartës zonale, përgjegjës janë edhe komunat

“Paralelisht me krijimin e hartës zonale të gjithë Republikës së Kosovës, janë duke u krijuar edhe hartat zonale zonale të komunave për të cilat përgjegjës janë komunat e të gjithë Republikës së Kosovës. Ne jemi duke i monitoruar dhe duke përcjellë punën e tyre”, pohoi ajo. 

Për sa i përket nderimeve pa leje në Prishtinë, që janë rreth 46 mijë, Reshitaj ka thënë se me procedimin e Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, do të bëhen ndryshime konkrete për trajtimin e planifikimit hapësinorë apo planifikimit urban në këtë rast.

Reshitaj: Po presim të miratohet projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje

“Jemi dëshmitarë okularë të asaj se çfarë ka ndodhur me ndërtimet në të gjitha vendet e urbane, ekskluzivisht në kryeqytet. Me procedimin e draft ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, andaj, mendoj që në jemi fut në një fazë tjetër dhe në një ndryshim konkret sa I përket trajtimit gjegjësisht planifikimit hapësinorë apo planifikimit urban në këtë rast. Në presim që ky ligj të implmementohet dhe të futet në fuqi, presim leximin e dytë në kuvend dhe pastaj jemi të gatshëm të fillojmë me implementimin. Ligji për trajtimin  ndërtimeve pa leje jep mundësi që të legalizohen një numër i madh i ndërtimeve, të cilat janë ilegale”, ka theksuar ministrja Reshitaj.

Kostoja e kësaj harte zonale, e cila përfshinë edhe katër komunat veriore të Kosovës, është ende e paqartë, pasi procesi do të zgjasë një vit e gjysmë, ndërkohë që 22 komuna janë në proces të krijimit të hartës zonale. Ministrja Reshitaj ka thënë se pesë komuna kanë pasur fatin të gjejnë donatorë për këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat