“Qasja qesharake e pa kurrizore e krerëve shtetëror të Kosovës është për keqardhje”

Aktuale

“Qasja qesharake e pa kurrizore e krerëve shtetëror të Kosovës është për keqardhje”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 10 prill 2018 Në ora: 16:23
Hashim Thaçi

Pas deklaratës se presidentit të Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi se kërcënimeve të Serbisë për luftë do t’i përgjigjet Kosova ashtu siç i është përgjigjur 19 vite më parë ka pasur reagime e kundër reagime të shumta dhe është parë më shumë si deklaratë e hiberbolizuar në mediat serbe.

Image
Albinot Maloku

Politologu Albinot Maloku ka thënë për “Bota Sot” se qasja e Serbisë ndaj Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë e qetësuar e pa acarime.

“Deklarata e presidentit Thaçi në përvjetorin e Betejës së Koshares se gjoja kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç u jemi përgjigjur para 19 vitesh, duke apostrofuar edhe llojin e armës, pra me pushkë, është më shumë e menduar të jetë për konsum të audiencës e cila ka qenë prezentë në tubim”.

“Efekti i deklaratës më shumë u provua të hiperbolizohet në Serbi nga krerët shtetëror sesa që ngriti ndonjë emocion në Kosovës. E kjo mos ngritje e emocionit me siguri është nga se deklarata vije nga një personalitet që më shumë ka folur për ‘normalizim raportesh me Serbinë’ sesa për fuqizim të pozicionit të shtetit të Kosovës të shpallur me 17 shkurt 2008. Për rrjedhojë qasja qesharake e pa kurrizore e krerëve shtetëror të Kosovës është për keqardhje” ka thënë politologu Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat