NATO vëzhgonte lëvizjet e Ushtrisë së Serbisë derisa Gjuriqi sillej në Prishtinë

Aktuale

NATO vëzhgonte lëvizjet e Ushtrisë së Serbisë derisa Gjuriqi sillej në Prishtinë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Në kohën kur Marko Gjuriq u arrestua në Kosovë (26 mars) dhe kur kreu shtetëror serb kishte shqyrtuar, madje, edhe opsionin e dërgimit të avionëve të luftës në Kosovë, në territorin e Serbisë është vërejtur një fluturake pa pilot e cila në Serbi kishte hyrë nga Rumania. Qëllimi fluturakes, siç shkruan portali serb “kurir”, ka qenë vëzhgimi i lëvizjes së Serbisë.

Sipas fjalëve të burimit të këtij portali që thotë vijnë nga strukturat e sigurisë, fluturakja pa pilot, pas të cilës me siguri qëndron NATO, në ditën që u arrestua Gjuriq dhe katër ditë më pas, është vërejtur disa herë në qiellin e Serbisë. Ajo kishte fluturuar shumë ulët dhe ishte larguar nga hapësira ajrore serbe pas nga ngritjes së aviacionit dhe sinjalit të qartë se do të rrëzohej!

“Kur njësitë special të Kosovës e arrestuan Gjuriqin si dhe disa ditë më pas, një dramë e vërtetë është zhvilluar në qiellin e Serbisë. Sapo Gjuriq u dërgua në Prishtinë, kreu shtetëror serb parashikoi se në rast të kulmimit të dhunës, të ngrihet gatishmëria e luftë se Ushtrisë. Sipas planit, Ushtria dhe njësitë speciale të MPB –së të Serbisë, do të vendoseshin përgjatë kufirit me Kosovën dhe do të ndërhynin nëse shqiptarët do të përpiqeshin ta pushtonin veriun,” ka thënë burimi për “kuririn”dhe ka vazhduar:

“Në të njëjtën kohë, nga drejtimi i Rumanisë është vërejtur hyrja e fluturakes pa pilot. Ajo lëvizte përgjatë autostradës me lartësi të ultë, deri në 800 metra, për t’i ikur sistemit të radarëve të Mbrojtjes kundërajrore. Fluturakja për herë të parë u vërejt në afërsi të Beogradit.

Gjatë katër ditëve në vazhdim , ajo fluturake është vërejtur disa herë, ndërsa më 28 mars kishte depërtuar thellë në brendësi të Serbisë.

Më 28 mars ishin ngritur edhe dy avionë lufte të Serbisë të cilët fluturuan edhe mbi Preshevë e Bujanoc.

Një herë tjetër fluturakja kishte ardhur nga drejtim i i Bosnjë- Hercegovinës .

Me siguri fluturakja kishte arritur nga baza Devesel në jug të Rumanisë dhe kishte shkuar deri në Tuzlla. Kjo bazë është nën përkujdesje të NATO-s.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat