Dhjetë ditët vendimtare, Vuçiq e kërkon te perëndimi zgjidhjen për Kosovën

Aktuale

Dhjetë ditët vendimtare, Vuçiq e kërkon te perëndimi zgjidhjen për Kosovën

Më: 6 prill 2018 Në ora: 00:42
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të përpiqet të gjejë një zgjidhje për Kosovën nga 10 deri më 20 prilli në bisedimet me vendet perëndimore

Dy ditë më parë lideri serb njoftoi se do të ketë shumë takime të rëndësishme gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Por, gazeta serbe Blic duke u thirrur në burimet e tyre thotë se protokolli tashmë është përgatitur, dhe për temat që do të diskutohen.

“Vuçiq do të përpiqet të gjejë një mënyrë të re për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën gjatë bisedimeve dhjetëditore me partnerët perëndimorë. Bisedimet nuk do të jenë të lehta, por shumë të rëndësishme. Ai do të shkojë me një grumbull dokumentesh. Në këtë paketë do të ketë edhe elemente për Asociacionin, dhe uzurpimin e pronave serbe”, thonë burimet e gazetës serbe.

Burimet tutje kanë thënë se deri më tani, nuk dihet forma se si do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Askush në këtë moment nuk e di çfarë do të ndodhë, dhe për zgjidhjen ideale”, thonë burimet.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar pas arresimit të Marko Gjuriqit, por edhe me vonimin e formimit të Asociacionit.

Edhe pse kryeministri Haradinaj ka ndërmarrë hapa konkretë për zbatimin e kësaj marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat