Amerika e arreston një person se gënjeu që ishte veteran lufte, Kosova të marrë shembull

Aktuale

Amerika e arreston një person se gënjeu që ishte veteran lufte, Kosova të marrë shembull

Më: 5 prill 2018 Në ora: 16:34
Edward Louis Liroff

Edward Louis Liroff, një person nga Amerika është arrestuar pasi që paraqitej si veteran i ushtrisë amerikane. Ai madje pretendoi se ka fituar më shumë se 20 medalje në ushtri.

Policia e St Luouis e ka arrestuar dje Liroff pasi kishte zbuluar se i njëjti ka aplikuar si veteran me një formular mashtrues.

Image

Në formularin gënjyes, Liroff deklaroi se ai shërbeu në ushtrinë amerikane nga viti 1988 deri në 2004.

Pas hetimeve të para është zbuluar se ai kurrë nuk kishte qenë veteran lufte dhe se gjykata pritet ta dënoi me burg.

Image

Raste të tilla ka mjaft në Kosovë dhe se masa të tilla duhej të merreshin edhe në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat