Lekaj takon Minxhozin: Nuk pajtohemi me taksën në “Rrugën e Kombit”

Aktuale

Lekaj takon Minxhozin: Nuk pajtohemi me taksën në “Rrugën e Kombit”

Më: 4 prill 2018 Në ora: 12:07
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për taksën në “Rrugën e Kombit”.

Lekaj e ka ritheksuar se taksa është e lartë dhe se institucionet e Kosoves nuk pajtohen me këtë çmim, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e ritheksova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.

Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.
Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.
Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat