Gashi-Minxhozi bashkërendisin aktivitetet kulturore Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Gashi-Minxhozi bashkërendisin aktivitetet kulturore Kosovë-Shqipëri

Më: 3 prill 2018 Në ora: 14:55
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi gjatë një takimi janë dakorduar që në kuadër të shënimit të aktiviteteve të përbashkëta të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti - Skënderbeut të dyja vendet të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës.

Gjatë këtij takimi, ministri Gashi njoftoi ambasadorin e Shqipërisë rreth të gjitha angazhimeve  dhe përgatitjeve që po i bënë Qeveria e Kosovës dhe  MKRS në shënimin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Theks i veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua koordinimit të përbashkët në zhvillimin e aktiviteteve  që do të realizohen me rastin e vitit mbarë kombëtarë të heroit  Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si dhe shënimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Qyteti  i Prizrenit do të jetë qendra kryesore e zhvillimit të të gjitha aktiviteteve që do të mbahen me rastin e shënimit të vitit mbarë kombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Kultura e përbashkët kombëtare, gjithmonë ka pasur për orientim themelor vlerat dhe simbolikën që bartë në vete trashëgimia kastriotiane, sa i përket mesazheve dhe vlerave kombëtare, civilizuese dhe frymëzuese përgjatë shekujve, andaj institucionet më të larta kulturore të të dyja vendeve do të bashkërendojnë aktivitetet që përmes kulturës, nderimi për figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të jetë në lartësinë e figurës së tij, thuhet në komunikatën për media.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat